http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji i ri për planifikimin e territorit, i cili në thelb parashikon zhvillimin ne mënyrë të rregullt të vendit rrezikon të ketë vështruesi ne zbatimin ne praktik për shkak te çështjes ende te pazgjidhur te pronave. Pronaret ankohen se përpara se një ligj i tille te hyje ne fuqi, duhet qe qeveria te përcaktojë qartë jo kompensim te pronareve, por kthim te pronës. Lejet zhvillimore që do të jepen rrezikojnë të pakësojë fondin ende të papërcaktuar të pronave që do të shembjen për kompensimin fizik te pronareve. Por qeveria pranon se çështja e pronave do të jetë ne vëmendjen e qeverise, ndonëse ende nuk ka një projekt se si mund te zgjidhet kjo çështje. Në debatin për ligjin e planifikimit te territorit ka mbetur ende pa një përgjigje konkrete se kush do te ketë prioritet, kompensimi i pronarit apo leja zhvillimore. Projektligji për planifikimin e territorit është miratuar ne parim nga komisioni i veprimtarive prodhuese, ndërkohë qe ne diskutimet nën për nën opozita pritet të bejë propozime përkatëse për përmirësimin e tij.