http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një situate e pazakonte është krijuar ketë te hëne ne skenën e Teatrit Kombëtar te Operës dhe Baletit. Edhe pse te mbledhur për provën gjenerale te aktivitetit te fundit te këtij institucioni per ketë sezon, artistet kane bojkotuar punën. Arsyeja sipas tyre është mos marrja e pagës se muajit qershor, duke pretenduar se ky është nje presion i Drejtorisë, per shkak se nuk kane firmosur kontratat individuale te cilat kërkohen prej kohesh, qe ne nisje te reformës ne institucionet e kulturës ne vend. Pasi kane diskutuar për rreth 1 ore me nje përfaqësues ligjor si dhe kane kërkuar ardhjen e drejtorit Ilir Kerni ne skene për te dhëne shpjegime, artistet, 82 te tille nga rreth 115 qe ka orkestra, kori dhe trupa e baletit kane firmosur nje peticion, ku jo vetëm kërkojnë marrjen e pagës, por edhe shkarkimin e Kernit. Por, ata kane pohuar se kane qene ne dijeni te krijimit te kësaj situate, pasi ishin lajmëruar. Te kontaktuar ne telefon nga Vizion Plus, drejtuesit e institucionit nuk kane pranuar te japin nje reagim. Nderkohe, pavarësisht bojkotit te provës gjenerale, artistet kane deklaruar se do te jene ne skene per koncertin e ores 20.00 ne respekt te publikut. Prej disa muajsh artistet e teatri te operas dhe baletit kane protestuar dhe kundërshtuar firmosjen e kontratave individuale, te cilat janë me afate nga dy deri ne 4 vjet, ndryshe nga sa i kane pasur deri dje, me kohe te papërcaktuar pune. Por, pavarësisht protestës një pjese e tyre, rreth 20 te tille, i kane firmosur ato.