Reforma në arsimin e lartë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
11 hartuesit e reformës se arsimit te larte dorëzojnë raportin përfundimtar për funksionimin dhe financimin e Universiteteve. Kryetarit i grupit te punës Arjan Gjonça ka sqaruar disa nga ndryshimet e pritshme ne ligjin e arsimit te larte. Universitetet publike dhe private do te trajtohen ne mënyrë te barabarte. Financimi i tyre do te behet sipas standardeve te mësimdhënies, ndërsa për studentet është propozuar rritja e tarifës se shkollimit, bursa stimuluese për me te mirët dhe ata probleme ekonomike. Qëndrim te ashpër dhe kritik ndaj gjendjes se arsimit ka mbajtur kryeministri Edi Rama. Duke iu referuar shifrave te maturës shtetërore ku 34% e gjimnazisteve ketë vit janë mbetës, kreu i qeverise deklaroi fiktivitetin alarmant ne shkolla. Kryeministrit Rama kërkoi reforme radikale duke filluar me arsimin parauniversitar dhe ne mënyrë te veçante nga tekstet shkollore. Sipas kreut te qeverise do t'i jepet fund altertekstit dhe përfitimit te hartuesve te librave ne dem te nxënësve. Duke vlerësuar reformën ne arsimin e larte dhe anëtaret e grupit, pavarësisht bindjeve politike, Rama përforcoi qëndrimin se Universitetet do te trajtohen njësoj. Procesi i akreditimit, ne muajin dhjetor, nuk do te kurseje nga mbyllja as shkollat e larta publike dhe as ato private. Ne fjalimin e tij gati 60 minutash, kryeministri shprehu mbështetje për ndryshimet cilësore ne arsim, ndërsa reagoi ashpër ndaj kritikeve te reformës se arsimit te larte dhe akademikeve te përçare për ndryshimet ne gjuhen shqipe. Varianti përfundimtar i reformës se larte, një raport 80 faqe, vjen pas një sere ndryshimesh dhe diskutimesh me grupet e interesit.