Mbyllet festivali i Polifonisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për dy net me radhë nga teatri antik i Bylisit polifonia shqiptare dhe ajo ballkanase janë rikthyer në skenë si vlera të trashëgimisë kulturore. Tashmë i kthyer në traditë, Festivali Ndërkombëtar i Polifonisë ka përfunduar në orët e vona të së dielës edicionin e gjashtë. Interpretimet më të mira kanë marrë vlerësimin e profesionistëve, anëtarë të jurisë. Çmimi i parë ka shkuar për grupin polifonik të ardhur nga Janina. Ne festivalin e organizuar nga Shoqata "Polifonia" me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, morën pjese 10 grupet më të njohura nga vendi dhe nga rajoni.

Free Traffic Exchange