Pas Shkupit protestat janë shtrirë edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë. Të dielën në sheshin e qytetit në Tetovë është organizuar një protestë ku qytetarët kanë protestuar kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm në procesin gjyqësor "Monstra".