http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Integrimi i vendeve të Europës Juglindore në Bashkimin Europian mblodhi në Tetovë, akademikë, profesorë, diplomatë e politikanë nga të gjitha trojet shqiptare, në Konferencën e Tretë Shkencore Ndërkombëtare. Në takimin dy ditor të organizuar nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Ballkanike, mbështetur edhe nga komuna e Tetovës, u vu theksi te sfidat që ka përpara rajoni, sidomos Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Sipas organizatorit të këtij eventi, zotit Arsim Sinani, kjo nismë shërben për ndërtimin e një strategjie mbarëkombëtare për integrimin nga ana e akademikëve shqiptarë. I pranishëm në ishte edhe ministri i drejtësisë në Maqedoni, Adnan Jashari, i cili vjen nga radhët e BDI-së, vlerësoi rëndësinë e kësaj konference.Diplomati Blerim Reka theksoi se takime të tilla ndikojnë në qartësimin e rrugëtimit të vendeve tona drejt BE-së. Konferenca është pjesë e një numri takimesh që pritet të mbahen në vijim në qytete të ndryshme edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.