Konferenca e Ambasadorëve: Marrëdhëniet me Kosovën e Greqinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e fundit e konferencës se ambasadoreve është fokusuar tek roli i Shqipërisë ne rajon, ku vendin kryesor e mbajnë marrëdhëniet Tirane-Prishtine. Ambasadori ynë ne Kosove Qemal Minxhozi deklaron se marrëdhëniet mes dy vendeve veçanërisht ato ekonomike janë përmirësuar edhe fale mbledhjes se pare te përbashkët mes dy qeverive shqiptare; ndërkohe qe një mbledhje e dyte pritet te mbahet menjëherë sapo te krijohet qeveria ne Kosove. Ndërkohe qe Pellumb Xhufi është ndalur tek nje dimension tjetër i Shqipërisë ne rajon, tek marrëdhëniet me Greqinë dhe problemet ende te pazgjidhura qe ekzistojnë mes dy vendeve tona. Por konferenca e ambasadoreve është shoqëruar me kritika nga opozita. Ish-Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka deklaruar se deri tani qeveria Rama vetëm sa e ka politizuar shërbimin diplomatik.

Free Traffic Exchange