Arsimi i detyrueshëm, 5 vjeç - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga vite me pare, ABC-ja nuk mësohet me ne klase te pare, por ne fëmijërinë e hershme qe ne kopsht. Ne moshën 4 -5 vjeçare fëmijët mësojnë te shkruajnë dhe lexojnë gjuhen amtare e me pas vijojnë programin ne shkolle. Për këtë arsye ndjekja e kopshtit dhe veçanërisht klasave parapërgatitore është bere e domosdoshme per ecurinë e te vegjëlve. Sot 84% e fëmijëve ndjekin rregullisht arsimin parashkollor. Qe ne vitet e para te shkollës vihen re diferencat me ata fëmije qe nuk kane shkuar asnjëherë ne kopsht. Pas disa vitesh arsimi i detyruar do te nise ne moshën 5- vjeçare. Ndonëse de fakto ky model evropian ka katër vite qe zbatohet ne vendin tone. Pranë çdo shkolle 9-vjeçare janë hapur klasa parapërgatitore ku fëmijët 5-6 vjeç zhvillojnë një program specifik para hyrjes ne klase te pare. Këtë vit pritet te hapen 100 klasa te tjera pranë shkollave 9-vjeçare. Edhe ne këtë sistem kane nisur regjistrimet ku drejtuesit e shkollave shprehen te hapur te pritur fëmije jo vetëm nga njësite e tyre vendore. Ndryshe nga kopshti, ne klasat parapërgatitore fëmijët mësohen me konceptin e mësimit, zilen, bankat dhe programin qe zhvillohet nga mësuesit dhe jo edukatoret.