http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka te ndalur droga ne Lazarat. Edhe kete te shtune forcat policore, kane vijuar kontrollin, në lagjen Gjoka ku kane zbuluar një tjetër sasi e madhe lënde narkotike në bodrumin e një banese të vjetër. Nga verifikimet paraprake mësohet se behet fjale për 1 ton e 820 kilogramë mariuhanë e cila ishte e presuar dhe rifuxho, ndërsa ende nuk janë zbuluar se cilët janë poseduesit e saj. Por megjithëse ka operacioni ne fshatin tashme te famshëm ka hyre ne javën e trete te tij, policia bën me dije se sasitë e mëdha të drogës, të armëve të zjarrit, municioneve dhe lëndëve plasëse si dhe e sendeve të tjera të kundraligjshme, si dhe mënyra e fshehjes së tyre, e bën të domosdoshme vazhdimin e tij edhe ne ditët në vijim. Deri tani mësohet se është sekuestruar rreth 70 ton kanabis sativa, 5 kilogramë heroine, 53 kg lende narkotike e llojit çokollate si dhe disa litra vaj hashashi. Po ashtu janë gjetur edhe 5 laboratorë te përpunimit te drogës si dhe një sasi e konsiderueshme armesh e municionesh. Ndërsa janë proceduar penalisht nga policia dhe prokuroria 49 persona.