Urgjenca lëvizëse në plazhe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëndrimet e gjata në diell në orët e pikut të të nxehtit në plazhet e Sarandës kanë shtuar rastet e emergjencave në spital. Sipas mjekëve të urgjencës rastet që i drejtohen spitalit gjatë sezonit veror lidhen edhe me pakujdesitë e shumta nga vetë pushuesit.Pritet që këtë vit shërbimi spitalor ndaj pushuesve të përmirësohet ndjeshëm. Masat janë marrë që një muaj më parë. Ambulancat për herë të parë janë vendosur në vendet ku fluksi i lëvizjes turistike është më i lartë, siç është Ksamili. Në repartin e urgjencës ka një shtim të numrit të shtretërve ndërsa janë siguruar medikamentet e domosdoshme për përballimin e fluksit të pacientëve.

Free Traffic Exchange