Çudira shqiptare në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pamjet qe po shihni nuk vijnë nga Berlini, Hamburgu apo Mynihu. Kualifikimi i Gjermanisë ne gjysmëfinale ka nxjerre ne rrugët e Shkodrës me qindra tifozë nga Parruca, Xhabija, Rusi apo Bahcalleku. Te veshur me uniforma, flamuj, kapele, shkodranet kane festuar për këtë kualifikim njësoj sikur kuqezinjtë te ishin pjese e botërorit. Çdo i huaj po te ishte i pranishëm, do te çuditej dhe do t'i dukej i pakuptimte entuziazmi i një populli tjetër qe bën tifo për një tjetër përfaqësuese e qe thërret i ekzaltuar "Deutschland, Deutschland" ndërsa mundohet edhe te përcjelle tingujt e himnit gjerman. Ndoshta janë te njëjtët tifozë qe tregojnë patriotizmin e tyre për ngjyrat kuqezi ne ndeshjet e kombëtares, flasin neper forume për tradhtitë e Xhakes, Shaqirit, Behramit, i shane dhe i fyen ne "Qemal Stafa" edhe pse këta deri tani nuk i kemi pare te këndojnë himnin e Zvicrës. Kjo që po ndodh ne Shqipëri gjate këtij muaji është në kufijtë e komikes, ndaj nuk duhet marrë seriozisht. Madje nuk duhet as të hutojë historianët që prej më shumë se 70 vitesh, nuk kanë ndarë akoma se kur ka ikur nga Shkodra gjermani i fundit, ndërsa shohin qytetin të pushtuar prej tifozëve të tyre. Si duket çudirat shqiptare nuk kanë fund.