Politika monetare e Bankës së Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë do të vijojë të ndjekë një politikë lehtësuese sa i përket interesit të lekut. Duke patur parasysh se niveli i lartë i borxhit nuk lejon që qeveria të ketë në dorë të ndjekë një politikë lehtësuese të taksave, atëherë një pjesë e mirë e kësaj përgjegjësie i takon Bankës Qëndrore. Ermelinda Meksi, anëtare e bordit të bankës së Shqipërisë thotë se qëllimi kryesor tashmë është rritja e konsumit. Nëse shihet vendimmarrja që Banka Qendrore Europiane ka bërë gjatë ditëve të fundit, kahu i saj është gjithnjë shtrëngues duke detyruar bankat të japin kredi, dhe individët të mos kursejnë. Për herë të parë interesi i depozitave ishte negativ. por a do të ndjekë dhe banka e Shqipërisë të njëjtën rrugë? Sipas Ermelinda Meksit, arsyeja kryesore përse bankat në Shqipëri nuk japin kredi është borxhi i brendshëm që merr qeveria. nëse Ministria e Financave do të emetonte më pak bono thesari, paratë e banka nuk do të shkonin për blerjen e bonove, por për kredi për bizneset.