Vijon protesta në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata ne kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, vazhdon te jete e ndere. Ne mbyllje te protestës se dhunshme mes shqiptareve dhe policisë, te rinjtë kane bere serish thirrje ne rrjetet sociale për t'u tubuar serish ne orët e drekës. Protesta thirret serish për shqiptaret e dënuar ne procesin "monstra". "Te dalim përsëri ne protesta derisa të lirohen djemtë tanë, Protesta njëditore nis për të dështuar, këtë duan ata, por jo" -- shkruhet në fotografinë e postuar në rrjetet sociale. Njerëzit thirren te grumbullohen aty ku ishin një dite me pare, në kompleksin Çairçanja. Ndërkohe Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka bere te ditur zyrtarisht se nga përplasja e te premtes janë shënuar mbi 20 te plagosur, mes tyre edhe police. Ndërsa numri i të arrestuarve ka arritur ne 6, ndërsa vijojnë hetimet dhe pritet qe te ndalohen edhe persona te tjerë.Policia maqedonase ka publikuar nga ana e saj nje video qe tregon pamje nga protesta e te premtes si dhe ndërhyrjen e forcave speciale. Tubimi kundër procesit gjyqësor qe dënoi 6 shqiptare ne procesin "monstra" ka sjelle edhe reagimin e lidhjes se diasporës Shqiptare për Maqedoni: ajo ka dënuar ashpër ndërhyrjen brutale të policisë Maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë. Ndersa analisti dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti, i pyetur mbi praninë e elementeve fetare ne tubim, ka sqaruar se nuk behet fjale për proteste me frymëzim fetar. Sipas tij, te rinjtë dhe shqiptaret ne tërësi nuk janë lejuar te grumbullohen as ne sheshet e universiteteve dhe as ne ato te qyteteve., duke iu lëne vetëm hapësirat e kulteve fetare. Kjo sipas Mehmetit, është një strategji e maqedonasve për t'i identifikuar fetarisht shqiptaret qe kërkojnë te drejtat e tyre.

Free Traffic Exchange