Rilindja e Karavastasë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përshtypja e parë që të jep Laguna e Karavastasë kur e viziton është ajo e një sipërfaqeje të madhe me pyje të larta, por edhe me një vend ku prej vitesh nuk është vënë dorë dhe gjithcka e ka bërë vetë natyra.Këtë vend ku ndërthuren bimësia, deti, laguna dhe shpendë nga më të rrallët, qeveria ka vendosur ta shëndërrojë në një destinacion elitar turistik.Ministri i Mjedisit Lefter Koka mori pjesë në nisjen e punimeve rehabilituese, sipas një projekti që parashikon pastrimin dhe rehabilitimin e zonës. Në këtë zonë do të ndërtohen kulla vrojtimi, për tu krijuar turistve mundësinë e vrojtimit të shpendve, mes tyre pelikanin kacurel, njëri prej shpendëve më të rrallë.Projekti për ndryshimet në Parkun Kombëtar të Karavastas është i katërti që fillon zbatimin pas shëtitores së bregut të Drinit, në Durrës te Kodër Vila si dhe ai tek Parku Kombëtar i Lurës.