http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka përfunduar ne përleshje të dhunshme e dhjetëra te plagosur protesta e shqiptareve ne kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, kundër procesit gjyqësor qe dënoi 6 shqiptare me burgim te përjetshëm ne procesin "Monstra". Ky vendim i Gjykatës së Maqedonisë ka acaruar së tepërmi shqiptarët, te cilët u grumbulluan para Gjykatës themelore Shkupi 1, menjëherë pas faljes se te premtes. Gjate protestës disa te rinj shqiptare nisen te gjuanin me gurë ndaj Gjykatës. Kaq ka mjaftuar qe forcat speciale maqedonase te kundërpërgjigjeshin me gazlotësjelles dhe topa me ujë kundër demonstruesve. Shume persona mbetem te lënduar, ndërsa te tjerë janë arrestuar nga policia. Thirrja për protestën ishte shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj ishin aktivistë për të drejtat e njeriut, te mbështetur edhe nga familjarët e gjashtë shqiptarëve të dënuar.