http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria renditet e fundit ne Europe sa i përket punësimit te personave me aftësi te kufizuara. Edhe pse me ligj 1 ne 25 te punësuar duhet te jete nga kjo kategori, ai nuk ka gjetur zbatim as ne administratën publike dhe as ne privat. Gjate një diskutimi për forcimin e politikave te punësimit, kreu i Këshillit te Europes ne Shqipëri, Marko Leideker, kërkoi rishikim te ligjit ne mënyre qe personat me aftësi te kufizuar te kenë te drejte t'i drejtohen Gjykatës Europiane. Drejtues te shoqatave te personave me aftësi te kufizuar deklarojnë se ligji nuk është i plote. Invalidët e kualifikuar qe refuzohen ne pune nuk gjejnë zgjidhje as ne Gjykatat e vendit pasi duke qene thjesht te papune nuk kane një institucion ndaj te cilit te anohen. Ndërkohë zv/Ministria e Mirëqenies sociale Bardhylka Kospiri shprehu angazhimin e qeverise per vënien ne zbatim te ligjit dhe nxitjen e kualifikimit te personave me aftësi te kufizuara.