http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 14 qershor policia e shtetit e ndihmuar nga forcat speciale dhe ato te ndërhyrjes se shpejte nisen operacionin kundër kultivimit te lendeve narkotike në Lazarat. Një zone kjo tërësisht jashtë kontrollit të shtetit, dhe për vite me rradhë nën pushtetin e narkotrafikanteve. E identifikuar si Meka e Marjuanes nga mediat e huaja, për me shume se dy jave Lazarati u vendos ne qendër te vëmendjes se opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. 900 forca policore nen breshëritë e plumbave te trafikanteve, u angazhuan per sekuestrimin dhe asgjësimin e lendes narkotike qe për afro dy dekada lulëzonte ne fshatin jugor, e qe sipas te dhënave furnizonte një pjese te mire te vendeve evropiane. Përpos skepticizmit te brendshëm e deklaratave se Lazari për shkak te pozicionit gjeografik nuk merret dot nen kontroll nga polica, operacioni ne Lazarat dëshmoi se ligji mund te triumfoje, madje ne ketë rast me shume te shtëna armesh por pa asnjë viktime. Rezultatet e këtij operacioni janë mbreselenese. Te dhënat flasin për një sasi te jashtëzakonshme të bimëve narkotike te sekuestruara nga policia, tonelatave te tera me kanabis sativa të paketuara, por edhe lende narkotike e tipit heroine, çokollate si dhe vaj hashashi. Ajo qe ndodhte ne Lazarat ishte një narkotrafik i mirëorganizuar. Policia arriti te zbulonte edhe 5 laboratorë 2 përpunimi të bimëve narkotike, dhe 3 përpunimi te vajit të hashashit. Trafikantet ne Lazarat kishin menduar edhe për ditët e këqija. Qindra arme zjarri të llojeve të ndryshme, mes të cilave snajper, kundërajror, mitroloze dhe antitanke si dhe mijëra municione u arritën te zbuloheshin nga forcat e policisë nga kontrollet qe u kryen nen toke e mbi toke. E kush nuk merrej me trafik lendesh narkotike, mbante ne magazine makina lojërash fati pa lincense, te cilat shiteshin ose shfrytëzoheshin brenda këtij territori. Në total gjatë gjithë ditëve të operacionit janë arrestuar dhe ndaluar nga policia e shtetit 49 persona ndaj te cilëve rendojnë akuza te ndryshme qe nga sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat. Operacioni qe parashikohet te vijoje edhe për një javë, për t'u mbyllur afërsisht 1 muaj pas datës se nisjes do të mbyllë përfundimisht një kapitull te erret te tranzicionit shqiptar dhe do të çliroje nga kthetrat e narkotrafikut një popullate qe si mënyrë jetese kishte zgjedhur antiligjin.