http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për spastrime politike ne administrate. Nënkryetari i Komisionit te Ligjeve Oerd Bylykbashi ka deklaruar se 70 nëpunës civilë janë thirrur në Ministrinë e Mbrojtjes ku u është kërkuar të japin dorëheqjen, ose të kalojnë në listë pritje."Skenari i krijimit të vendeve për militantët e partisë dhe i largimit të profesionistëve të fundit që kanë mbetur, është i frikshëm për një vend që ka marrë statusin e kandidatit, dhe ky skenar do të përballet me protestën më të fortë qytetare. Partia demokratike i kërkon Bashkimit Evropian të dërgojë menjëherë një mision monitorimi për të parë nga afër krimin e qeverisë me administratën, me asetin më të çmuar publik në rrugën e integrimit evropian".Por Ministria e Mbrojtjes ka hedhur poshtë akuzat e opozitës. Ne një njoftim për mediat ministria sqaron se asnjë nëpunës me status nuk është larguar nga detyra. Te vetmet lëvizje qe po bëhen ne ministri kane lidhje me strukturën e re te forcave te armatosura te miratuar nga presidenti i republikes. Ministria sakteson se të gjitha veprimet do të kryhen konform urdhrit të dalë nga ministri i mbrojtjes, bazuar në dekretin e presidentit të datës 17 qershor "për miratimin e planit të vendosjes dhe përhapjes së forcave të armatosura të republikës së Shqipërisë".