http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është formulari që duhet të plotësojë çdo individ që ka kryer një ndërtim pa leje dhe që kërkon ta legalizojë. Kjo do të thotë që, edhe nëse e keni bërë vetëdeklarimin e dikurshëm, nëse doni që procesi i legalizimit të përshpejtohet duhet ta ribëni atë, pa pagesë. Qeveria ka gjetur këtë mënyrë për të nxitur banorët me qëllim evidentimin e të gjithë objekteve pa leje. Pas këtij hapi janë grupet e punës nga ALUIZNI të cilat do të bëjnë verifikimet. Por problematikat e këtij procesi janë nga më komplekset. Sipas Lames janë 45 mijë praktika të hapura nga vitet e kaluara, për të cilat janë bërë pagesat nga ana e qytetarëve, por dosjet kanë mangësi në dokumentacion. Javën që vjen qeveria do të miratojë edhe formën e pagesës për secilën kategori objekti si dhe përfitimet përkatëse nga ana e qytetarëve. Ndryshimet e reja në ligjin për legalizimet hynë në fuqi në datën 27 qershor, pas heshtjes së Presidentit të Republikës Bujar Nishan, i cili nuk e dekretoi ligjin.