Mjeket që rrezikojnë licencën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
850 mjeke, farmaciste dhe stomatologe rrezikojnë t'u hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit. Kjo kategori ka refuzuar te zbatoje ligjin duke mos marre pjese ne asnjë trajnim shkencor për aftësimin e tyre profesional. Sipas urdhrit te mjekut, ne ciklin e pare 5-vjeçar te edukimit, këta mjeke, farmaciste dhe stomatologu kane zero kreditë, qe do te thotë se nuk certifikojnë dot njohuritë e profesionit dhe as marrin apo rinovojnë licencën. Ndërsa 4500 mjekeve qe nuk kane plotësuar numrin e plote te krediteve, u lihet afat deri ne fund te këtij viti. Për mjeket me zero kreditë qe punojnë ne sektorin publik, drejtuesit e institucioneve deklarojnë largimin e tyre nga puna, ndërsa u krijojnë mundësinë për te hyre ne provimin e shtetit. Mjeket qe s'kanë plotësuar 150 kreditet e nevojshme do te vazhdojnë detyrën, por brenda 6 muajve duhet te japin provimin e shtetit. Sipas ligjit për profesionet e rregulluara, ne rastin konkret mjeket, një here ne pese vjet duhet te rinovojnë licencën kundrejt 150 krediteve për aftësitë e marra ne kualifikime te ndryshme.