Mziu: Gjyqi ndaj meje, politik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka zgjedhur qe përballe akuzave penale ndaj tij, te mbrohet me se shumti me argumente politike. Te tille e quajti edhe procesin gjyqësor, ku ai akuzohet për abuzime me detyrën. Mziu tha se nuk ka bere asnjë shkelje ligjore. Mziu sqaroi se sipas ligjit, çdo kompani pasi fiton tenderin, duhet qe brenda pese ditësh te paguaje siguracionin e kontratës. Dhe kjo sipas tij nuk është bere nga dy kompanitë, qe fituan te drejtën për ndërtimin e rrugës qe lidh Laknasin me Valisin. Xhelal Mziu se bashku dy zyrtaret e Bashkisë se Kamzës, Bujar Loshi dhe Altis Hoti akuzohen nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe pabarazi ne tendera.