http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji mbi marrëveshjen e kredisë për shëndetësinë ka sjelle debat mes ministrit Beqaj dhe deputetëve të Partisë Demokratike. Deputeti i PD-së, Myqerem Tafaj tha se gjendja në spitale sa vjen dhe përkeqësohet. Por ministri Beqaj, sqaroi se kjo gjendje vjen nga mos hapja e specializimeve gjate kohës kur qeverisnin te djathtët. Ministri nënvizoi ne fjalën e tij se gjatë kësaj kohe asnjë mjek nuk është shkarkuar nga puna për arsye politike.