Deputetet Socialiste: Largohemi kur flet Berisha, prej fjalorit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zonjat deputete te Partisë Socialiste kane braktisur ne shenje proteste sallën e parlamentit ne momentin kur ne foltore shkoi per te marre fjalën ish-kryeministri Sali Berisha. Por vete Berisha nuk u tërhoq aspak nga qëndrimi qe mbajti ne seance 2 jave me pare; duke këmbëngulur se ai vetëm sa përsëriti fjalët e Kryeministrit Rama. Por deputetet socialiste kane reaguar duke i kujtuar fyerjet qe ish-kryeministri ka artikuluar ne çdo seance ndaj rivaleve politike. Për deklaratat fyese ndaj te fejuarës se ministrit Erjon Veliaj, ish-kryeministri u përjashtua 10 dite nga kuvendi, dënim ky qe mori fund te hënën kur parlamenti zhvilloi një seance për nder te presidentit te Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso