Punësimi nis nga shkollimi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë 700 mijë të rinj në Shqipëri janë të papunë. Nëse në vendet e tjera papunësia është një dukuri që shfaqet në moshat e mëdha, Shqipëria e ka më të theksuar në grupmoshën 15 deri në 29 vjeç. Një pjesë e mirë e tyre kanë statusin e të papunëve pikërisht për shkak të profesionit të zgjedhur. Projekti "Risi Albania" i cili financohet nga Zvicra ka për qëllim informimin e të rinjve përmes mediave se çfarë arsimimi i duhet për të ardhmen. Werner D'Inka, një gazetar gjerman thotë se para shumë vitesh edhe media në Gjermani bëri të njëjtën gjë. Sipas tij të rinjtë duhet të dinë a do të kenë punë me shkollën që zgjedhin dhe çfarë kursi gjuhe duhet të ndjekin. Në një studim që projekti "Risi Albania" bëri në Shqipëri, pjesa më e madhe e të rinjve thonë se nuk dinë se ku të marrin informacion për degën dhe profesionin që duhet të investojnë. Një nga mënyrat që të rinjtë sot në Shqipëri të zgjedhin degën e duhur është informimi në media. Jo shumëkush e di sot që ka vende të lira pune nëse specializohesh për degën e turizmit apo teknologjisë.

Free Traffic Exchange