http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria renditet e fundit ne Evrope për pagën minimale. Studimi me i fundit i organizatës se punës "ILO", tregon se rritjet nder vite te kësaj pagese jo vetëm kane qene shume te vogla, por për shkak te luhatjes se çmimeve te konsumit, nuk kane pasur ndikim per popullatën. Vitin qe kaloi paga minimale u rrit me 2.9%, ndërsa çmimet 1.9%. ndaj ne te vërtete qytetareve ju rrit paga vetëm me 1% ose thëne ndryshe, vetëm 200 leke. Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj deklaroi se qeveria edhe pse nuk rriti dot pagën minimale, përfitimi qe pati kjo kategori e popullsisë nga taksimi progresiv ishte i larte. Shqipëria nisi te aplikoje një page te caktuar minimale, qe shërben si page dysheme ne vitin 1995. Aktualisht ajo është 22 mije leke te rinj.