Selitë, 6 muaj mes ujërave të zeza - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej 6 muajsh banoreve te zonës se Selitës ne kryeqytet, u është dashur te përballen çdo dite me ujerat e zeza qe pushtojnë rrugët. Ata thonë se autoritetet vendore nuk kane bere asgjë për te ndërhyre. Por kryetarja e minibashkise nr 5 thotë se ky problem duhet zgjidhur nga bashkia qendrore, që është njoftuar disa herë për situatën. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës mohon të ketë ndonjë asnjë ankese nga qytetaret apo nga minibashkia nr pese për një problematike te tille. Të njëjtën përgjigje Vizion Plus ka marrë edhe pak muaj më parë ndërsa ngriti shqetësimin për këtë rrugë. Ata thonë se është ujësjellës kanalizime ne Tiranë, institucioni i cili ka nën përgjegjësi daljet e ujërave të zeza në rrugë. Vizion Plus komunikoi me drejtorin e Ujësjellësit, nga ku u deklarua se deri me tani nuk ka asnjë njoftim për problematikën e kësaj rruge dhe se do te dërgohen inspektorët në terren për të vëzhguar situatën. Ndërkohë qytetarët në kërkim të një zgjidhje kane firmosur një peticion, duke ia drejtuar minibashkisë nr 5 dhe Ministrisë së Mjedisit, ku kërkohet zgjidhja e menjëhershme e situatës, ndryshe banorët do të bllokojnë me orë të gjata rrugën, duke mos lejuar lëvizjen e makinave në formë proteste.