http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ekipet shqiptare Kukesi, Flamurtari dhe Laçi nisin sot zyrtarisht aventurën e tyre europiane në Europa League në turin e parë kualifikues. Të tre ndeshjet e para luhen në fushat kundërshtare ndërsa ato të kthimit një jave më pas. Të parët që do të zbresin në fushë janë kuksianët në Kazakistan në orën 16 në stadiumin Centralni kundër vendasve të Kairat Almati. Përballja sipas kompanive të basteve favorizon më shumë kazakët në një formë të mirë duke luftuar edhe për titullin kampion në vendin e dytë. Ndërkohë edhe skuadra e Agim Canaj është përforcuar shumë në këtë merkato vere mjafton të përmendim dyshen sulmuese Ivan Peric e golëshënuesi më i mirë i superligës Pero Pejic. Në letër me e lehtë duket përballja e fituesit të kupës së Shqipërisë, Flamurtari i cili sfidon gjeorgjianet e Sioni Bolnisi. Vlonjatët të cilët në merkaton e verës janë përforcuar me emra si Muzaka apo Ilion Lika shpresojnë ta kalojne të paktën turin e parë. Takimi do të luhet në orën 19 në Tbilisi. Një orë më vonë në Slloveni, kurbinasit kanë një ndeshje tepër të vështirë kundër Rudar Velenje e cila është favoritja absolute për këtë ndeshje.