Prioritetet e presidencës italiane - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenca italiane qetëson Shqipërinë duke deklaruar se të vetmet kushte për hapjen e negociatave janë 5 kriteret e vendosura nga komisioni europian. Edhe pse Greqia ka deklaruar se procesi i integrimit në BE i Shqipërisë do të kushtëzohet edhe me marrëveshjen e detit mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani ka deklaruar se kushtet për Shqipërinë janë të qarta dhe ato janë të përcaktuara nga Këshilli Europian. Italia e cila mori presidencen e BE një ditë më parë ndër 3 priroitetet e saj ka reënditur edhe politiken e zgjerimit me vendet e Ballkanit përendimor. Por përtej zgjerimit Italia në këto 6 muaj do të fokusohet edhe tek ekonomia e punësimi si dhe një politikë më e rreptë e menaxhimit të kufijve të Be dhe emigracionit