http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka treguar per mënyrën e realizimit te mirëmbajtjes se rrugës se Kombit dhe akseve te tjerë te rëndësishëm nëpërmjet pagesës se taksës per kalimin ne to. Ne një interviste per emisionin "7 pa 5" ai ka treguar se po behet një studim fizibiliteti pikërisht per ketë çështje. Ne interviste, Haxhinasto vuri theksin edhe te rregullimi i tregut te transportit qytetas dhe ndërqytetës apo edhe planet konkrete për dhënien me koncesion te segmenteve te caktuar te hekurudhës shqiptare.