Vrasja e Dritan Lamajt e filmuar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E gjithë vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt është fiksuar nga kamerat e sigurisë te subjekteve qe ndodhen pranë vendit te ngjarjes, ndërsa shfaqja e tyre do te behet ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne seancën e radhës te procesit, i cili ka te pandehur Arben Frrokun i dyshuar si autor i ngjarjes. Kjo është vendosur sot nga trupi gjykues, pas kërkesës se bere nga përfaqësuesit e akuzës te cilat janë ne fazën e administrimit te provave shkresore. Videoja duhej te shfaqet sot, por pajisjet teknike nuk kane funksionuar. Ndërkohe edhe pse ishte paralajmëruar pyetja e dëshmitarit okular, me identitet te ndryshuar Arben Ndoja, i cili ka fituar statusin e te mbrojturit, kjo gjë nuk u be e mundur as ne këtë seance. Sipas Prokurorit Anton Martini, Prokuroria po studion mundësinë e mënyrës se pyetjes se tij, ne mënyre qe mos t'i zbulohet identiteti. Por kjo gjë ka ngjallur reagimin e te pandehurit Arben Frroku, i cili ka vijuar replikat e tij me një nga prokuroret e çështjes. Frroku ka pretenduar se po mbahet padrejtësisht ne burg me dëshmitare te sajuar nga ajo qe ai e cilësoi si "banda e drejtësisë" qe po vepron njëlloj si banda qe vret biznesmenët ne rruge. Ndërkohe procesi ka vijuar me administrimin e provave shkresore mes te cilave një përgjimi telefonik qe i është bere telefonit te te pandehurit menjëherë pas ngjarjes, si dhe akt-ekspertimin e xhaketës se tij, ku ishin gjetur gjurme baruti.Edhe përgjimi duhej te dëgjohej sot ne seance, por pajisjet serish nuk kane funksionuar. Ndërkohe qe pritet te behet edhe eksperimenti i kërkuar nga mbrojtja për te përcaktuar kohen qe i duhet një personi te lëvize me makine nga Tirana për ne Kapshtice, itinerari i bere nga Frroku ditën e ngjarjes.