Kurti: Pjesë e qeverisë nëse plotësohen kushtet tona - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëvendosje nuk do të lëvizë nga qëndrimet e saj dhe këtë gjë nuk do ta bëjnë as partitë e tjera në koalicionin paszgjedhor, LDK-AAK dhe Nisma. Kështu është shprehur lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, një ditë pas interpretimit të Kushtetueses e cila vendosi që mandati për qeverinë t'i jepet Hashim Thaçit, si subjekt fitues i zgjedhjeve. Kurti e përshkroi koalicionin opozitar si te domosdoshëm për te ardhmen e Kosovës. I pyetur nëse Vetëvendosje do jete pjesë e qeverisë, Kurti tha se ajo do të ndodhe nëse merren parasysh kushtet e tyre. Me herët, numri dy i Partisë Demokratike te Kosovës, Hajredin Kuçi deklaroi se interpretimi i Gjykatës, kushtetuesi i tregoi dy rruge klasës politike shqiptare, ose qeverinë me kandidatet e PDK-se ose zgjedhje te parakohshme. Ndërsa ish-kreu i kuvendit Jakup Krasniqi duke komentuar dokumentin 24 faqesh te Gjykatës, tha se ky interpretim e bën edhe me konfuze situatën politike ne Kosovë.

Free Traffic Exchange