http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë fluksi i madh i njerëzve dhe radhët e gjata për të marrë një porosi në postë do të marrë fund. Posta Shqiptare ka hapur zyra të reja në afërsi të ish-stacionit të trenit ku çdo qytetar mund të shkojë të bëjë një dërgesë apo të marrë një pako në jo më shumë se 4 minuta. Drejtori i postës Ardit Çela tha se me sistemin e ri që është instaluar mundësitë për të ngatërruar pakot apo humbur ato, janë zero. Posta Shqiptare ka nisur të pajisë me të njëjtin sistem edhe degët e saj në rrethe, ndërkohë që ka në plan hapjen e zyrave të reja në të gjithë Shqipërinë, me synim shkurtimin e kohës se shërbimit ndaj qytetareve.