Invalidët, serish me bileta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operatoret private te transportit publik ne Tirane nuk tërhiqen nga vendimi i marre per personat me aftësi te kufizuara. Edhe ditën e sotme dhjetëra invalidë sapo kane hipur ne linjat urbane, janë vene përballe dy alternativave, te paguajne biletën ose te zbresin nga autobusi. Shkeljet ndaj personave me aftësi te kufizuara kane ndodhur ne çdo linje urbane. Kryetari i Shoqatës se Invalidëve te Punës i bën apel qeverise dhe Bashkisë se Tiranës te zgjidhin situatën pasi operatoret private po shkelin hapur ligjin dhe kontratën kur kane marre licencën. Personat me aftësi te kufizuara te te gjitha kategorive kane planifikuar protesta para bashkisë për shkeljen e te drejtave. Ndërkohe një dite me pare ne emisionin "30 minuta", ne Vizion Plus, Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj akuzoi bashkinë e Tiranës për shkelje te hapur ligjit dhe nxitje te operatoreve private ne trajtimin çnjerëzor te invalidëve. Ndërsa për pronaret e linjave urbane, ministri Veliaj deklaroi prerazi heqje te licencës nëse nuk zbatojnë ligjin. Një dite me pare operatoret e linjave urbane ne Tirane, por dhe disa rrethe, vendosen unanimisht te mos pranojnë udhëtimin falas te invalidëve ne transportin publik. Por ne kontratat e lidhura me pushtetin vendor kur kane marre licencën ata kane pranuar zbatimin e ligjit, pra udhëtimin flas te kësaj kategorie. Shkelja e ligjit pritet t'i vere përballë kontrollit te inspektoratit te punës dhe rrezikut për heqjen e licencës.