Pajisjet dentare vijnë kontrabande - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjysma e pajisjeve qe përdoren nga dentistet ne Shqipëri, futen kontrabande pasi janë te ndaluara per përdorim ne vendet e BE-se. Kane qene vet Përfaqësuesit e Shoqatës se Distributoreve Dentare qe kane pranuar se tregu i stomatologeve është jashtë çdo lloj kontrolli nga shteti. Ne vitin 2008 pajisjeve qe përdoren nga dentistet, ju vendos TVSH 20%. Kjo beri qe materialet për shkak te përmasave te vogla te futen ne vend me çanta, pa ditur se me çfarë materialesh mjekohen dhembet. Një nga përfaqësuesit e shoqatës, shkon edhe me tej, kur pohon se nje pjese e dentisteve përdorin për njerëzit pajisje qe shërbejnë per kontrollin e kafshëve. Projektligji për importin e pajisjeve mjekësore, përfshin regjistrimin dhe certifikimin e çdo materiali shëndetësor qe përdoret ne publik dhe privat e qe vazhdon te hyje ne vend si çdo mall tjetër konsumi.