Historia e skemave piramidale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëshira e shqiptareve për te fituar para te lehta është një sindrom nga i cili ky popull e ka të vështire të çlirohet. Rasti me i fundit i te riut fierak qe arriti te mashtronte 900 persona duke përvetësuar me mijëra euro duke ngritur një skeme te vërtete piramidale, është vetëm shembulli i rradhës se ne këtë vend pësimi jo domosdoshmërish behet mësim. Historia e skemave të tilla më qellim përfitimin e parave pa pune e kane zanafillën shume herët. Që nga format tradicionale te të ashtuquajturave lotari në qendrat e punës gjate regjimit komunist, e deri ne skemat e famshme piramidale qe rrëmbyen miliarda leke kursime te shqiptareve te varfër. Kjo për shume arsye. Ne veçanti arsye te lidhura ngushte me kushtet e vështira ekonomike, por edhe me një kulture qe nuk e shikon tek puna rrugën për te shtuar te ardhurat apo për tu bere i pasur. Skemat piramidale te fillimi viteve 90-te qe gjeneruan një vegjetim kolektiv janë rasti me klasik qe dëshmon për filozofinë qe udhëheq një popull. Rrëzimi si kështjella prej rëre i te ashtuquajturave firma rentierë dhe zhdukja se bashku me to i miliarda lekeve rezultoi ne një bilanc tragjik me 3800 te vrare e me shume se 5 mije te plagosur. Por duket se këto llogari me te shkuarën nuk bëhen më. Nëse disa mijëra te vrarët e te plagosurit e 97-ës nuk mjaftojnë për te harruar piramidat si zgjidhjen e problemeve, ato qe te mbyllin llogarite me varfërinë, cili mund te jete ilaçi?Koha është gjithnjë e me shume dëshmitare se dëshira për te bere shume para dhe ne një kohe sa me te shkurtër mbretëron ne shume mëndje. E shkuara jo e largët është prova se zgjidhja është krejt e kundërta.