Rritje çmimesh në rajon - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jetesa e qytetarëve në Maqedoni, bëhet më e vështirë nga kjo e martë e 1 korrikut, pasi do të përballen me rritje çmimesh. Ato që shtrenjtohen janë energjia elektrike, nafta, buka dhe cigaret.Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni vendosi që derivatet e naftës të shtrenjtohen me dy denarë, ndërsa energjia elektrike rreth 3,5 për qind.Rritja e këtyre çmimeve u ndje direkt në treg, me shtrenjtimin e bukës. Ndërsa rritja e akcizës dha ndikim edhe për cigaret, pasi një paketë nga kjo e martë kushton 5 denarë më shumë.Rritja në Maqedoni vjen në të njëjtën kohë me Kosovën.Atje, nga sot, çmimi i energjisë elektrike, sipas një vendimi të autoritetit rregullator, rritet me rreth 4.5 për qind. Shteti i ri, veç kësaj rrezikon të futet edhe në një krizë energjetike, si pasojë e prodhimit të pamjaftueshëm.Mungesat në furnizim vijnë pas shpërthimit të muajit të kaluar të sektorin "Kosova A", në termocentralin e Obiliqit.