http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse keni menduar që këtë vere ti kaloni pushimet në Golem, por ju shqetëson fakti se shërbimet mund te jene te pamjaftueshme, këtë vit do te përballeni me një risi. Ky është një grup vullnetaresh qe do te jete ne shërbim te pushuesve. Atyre do t'iu bashkohen edhe pjesëtare te forcave të armatosura si dhe infermiere: te gjithë me një qellim: për plazhe te pastra, rregull dhe kujdes ndaj turisteve. Në hapjen e këtij programi te ri ishte edhe kryeministri Rama i cili u bëri apel pushuesve te jene me te ndërgjegjshëm dhe te mos ndotin ambientin. Përveç se do te kujdesen për mos ndotjen e ambientit, grupi i vullnetareve do te shpërndare tek pushuesit edhe materiale te thjeshta, ku u behet apel për ruajtjen e mjedisit. Pritet që këto kampe te hapen në të gjithë vijën bregdetare të vendit.