http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është shtëpia e Ledjan Muçarakut në fshatin Topojë Grykë në Fier. 29-vjeçari u arrestuar një ditë më parë nga policia nën akuzën e mashtrimit dhe krijimit të skemave piramidale me shuma të mëdha, u rrit në këtë banesë fare modeste që nga adoptimi i tij në vegjëli nga çifti Muçaraku. Babai i tij Nasi tregon se i biri kishte kohë që nuk jetonte me familjen. Supermashtruesi nuk ka kursyer as bashkëfshatarët e tij. Florika Kuqi tregon se Ledjani kishte arritur të gënjente edhe djalin e saj, i cili është ende në burg prej kësaj historie. Edhe të tjerë bashkëfshatarë të të arrestuarit pohojnë se kishin dijeni për veprimtarinë e paligjshme të tij. Skema e mashtrimit nga 29-vjeçari u zbulua nga policia e Fierit. Një ditë më parë ai u arrestua me akuzën për mashtrim të 900 personave, të cilëve pasi u jepte para borxh ua rimerrte sërish dorazi dhe më pas i hidhte në gjyq me akuzën për mos kthim të shumave. Shumat e mashtrimit shkojnë deri në 250 mijë euro. Ai rezulton i proceduar një herë për korrupsion në Gjykatën e Vlorës.