Pritja e Presidentit për statusin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pritja e presidentit të vendit Buja nishani për marrjen e statusit të vendit kandidat bashkoi pasditen e së hënës përfaqësues të dy kampeve politike. Kështu Kryeministri Rama ka ardhur për të festuar së bashku me deputetë dhe drejtues të opozitës së bashku me stafin e afërt të tij dhe pjesëtarë të kabinetit. Nuk kanë munguar në këtë pritje edhe përfaqësues të lartë të diplomacisë dhe krerë të institucioneve të pavarura, ndërsa vetë presidenti Nishani në mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve i bëri thirrje pozitës dhe opozitës që të bashkëpunojnë në mënyrë që vendi ynë të integrohet sa më shpjet në BE. Presidenti Nishani tha se Shqipëria tashmë i ka sfidat të shpallura, ku dy më të rëndësishmet sipas tij janë drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit.