Një në dhjetë fëmijë kanë përdorur drogë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ne 10 te mitur te moshës 15-vjeçare, kane përdorur te paktën një here droge gjate jetës se tyre, duke nisur nga hashashi e deri tek heroina e kokaina. Por rezultati me shqetësues i studimit te Institutit te Shëndetit Publik është vendi ku ata e gjejnë dhe e marrin lenden narkotike. Pothuajse ne te gjitha rastet ky vend është shkolla 9-vjeçare, ku këta fëmije ndjekin mësimet. Por përdorimi i drogës per një pjese te te miturve nuk fillon ne moshën 15-vjeçare. Ata kane pranuar se kontaktet e para me hashashin me se shumti i kane pasur ne klase te peste apo te gjashte. Fund muaji qershor është edhe periudha e ndërgjegjësimit ne luftën kundër lendeve narkotike. Ne Shqipëri nuk ka te dhëna te sakta për përdorimin e tyre, pasi shifra varion nga 60.000 deri ne 100 000 persona. Nga këta 6 mije janë përdorues qe e injektojnë me shiringa, te varur tërësisht nga këto substanca.