http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth tre dite pas ndalimit nga policia, dy kushërinjtë nga Fushe -- Kruja Klodian dhe Gazmir Gjozi te dyshuar si te përfshirë ne vrasjen e biznesmenit Artan Santo kane dale sot para Gjykatës. Por akuza e ngritur ndaj tyre nga prokuroria ka qene vetëm e ajo e mbajtjes pa pale te armeve dhe municioneve, pasi gjate kontrollit ne banese iu gjeten disa gëzhoja. Vendimi për masën e sigurisë ndaj 2 kushërinjve erdhi pas kërkesës se prokurorit Adriatik Cami, i cili kërkoi 15 dite burg për dy te arrestuarit, kohe qe do te mjaftonte për te përfunduar ekspertimin e sendeve te sekuestruara, nëse do te gjenden apo jo faktorë te tjerë plotësues qe do ta lidhin me ngjarjen. Kjo kërkese është kundërshtuar nga avokatet te cilët e kane kërkuar lirimin. Te dy kushërinjtë përfunduan ne pranga te policisë, te dyshuar si te përfshirë ne vrasjen e Santos, pasi Klodian Gjozi ishte pronari i një motori te ngjashëm me atë qe u përdor për vrasjen e bankierit. Ndërkohe qe vete ata kane pretenduar se nuk kane lidhje me vrasjen, ndërsa motorin kishin tre muaj qe e kishin shitur ne një servis ne Fushe-Kruje. Nga ana tjetër, Prokuroria ka vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Janë sekuestruar te gjitha kamerat e sigurisë ne te gjithë itinerarin ku kane kaluar vrasësit, ndërsa po behet sekuestrimi i te gjithë dokumentacionit ne banke. Gjithashtu mësohet se është përpiluar edhe një liste me personat qe do te merren ne pyetje qe nga familjaret dhe deri te bashkëpunëtoret e afërm te biznesmenit.