Procesi për drogën me kamion në Gjermani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nis ne Bavari procesi ndaj shoferit te kamionit, qe u kap duke transportuar 644 kilogram marijuane brenda nje blloku 20 tonesh mermeri ne Nyrnberg te Gjermanise. Para gjykatës shoferi 54-vjeçari identiteti dhe kombësia e te cilit nuk behen te ditura ka mohuar gjithçka. Te njejten gje ai ka bere edhe ne tetor kur eshte lene i lire nje dite pas arrestimit por taktika e hetuesve duket se ka rezultuar e suksesshme. Atij i eshte pergjuar telefoni dhe gjate nje bisede me bashkëshorten, ai duket se ka bere deklaratën komprometuese qe e ka vene serish ne pranga dhe tashme e ka nxjerre para gjyqtareve. Ai ka mohuar gjithçka duke u justifikuar se ka marre ne dorezim ne Shqipëri ngarkesën e vulosur te mermerit dhe se nuk do ta kishte bere kurre nje gje te tille nese do ta kishte ditur. Ai rrezikon ne rast shpalljeje fajtor nje denim deri ne 15 vjet burg. Gjithsej ne paraburgim jane 9 persona qe dyshohen se jane nje rrjet i madh trafikimi mes Shqipërisë, Italisë, Gjermanisë dhe Holandës. Hetuesit gjermane jane te bindur se deri ne tetor 2013 ky grup ka trafikuar mbi 5.6 ton hashash ne kete mënyrë ne Europe. Atyre u jane sekuestruar nder te tjera 150 mije euro cash, tre makina luksoze, makina per numërimin e parave etj. Kjo çeshtje rreth nje muaj me pare u kthye ne nje beteje politike ne Tirane dhe detyroi ambasadën gjermane te beje sqarimin se behet fjale pikërisht per periudhën deri ne tetor 2013.