Barroso në Tiranë: Vijoni me reformat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, rikthehet ne Tiranë pas 8 vjetesh; ne shkurt te vitit 2006 ai ishte pjese e ceremonisë se parafirmosjes se Marreveshjes se Stabilizim Asociimit; sot ai vjen ne nje Shqiperi qe ka avancuar ne procesin e integrimit; duke qene zyrtarisht vend kandidat per ne BE. Bashke me urimet per kete fitore te re te Shqipërisë, presidenti i Komisionit Europian Barroso  apeloi per vazhdimin e reformave dhe plotesimin e 5 prioriteteve si rruga per te hapur negociatat me Bashkimin Europian. Ne nje konference te perbashket per shtyp me kryeministrin Edi Rama, Barroso ka njohur perparimin e Shqipërisë, veçanërisht ne luften kunder lendeve narkotike me nderhyrjen e fundit ne Lazarat duke bere thirrje qe lufta kunder ketij fenomeni duhet te vazhdoje te perbeje nje prioritet kombetar. Ne te njejten linje, kryeministri Edi Rama duke theksuar vullnetin e qeverise per te vazhduar me reformat, kerkoi qe lufta ndaj krimit te mos politizohet. Barroso theksoi se suksesi ne rrugen drejt anëtarësimit te plote ne BE kerkon konsensus politik, dhe lideri i maxhorances Rama perseriti ofertën drejtuar opozites per bashkepunim per reformat e rendesishme. Presidenti Barroso i dorëzoi Kryeministrit Rama, Marrëveshjen midis Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e BE-së "Creative Europe", me synim për të mbështetur dhe promovuar kulturën dhe artin shqiptar. Me pas Jose Manuel Barroso takoi kreun e kuvendit meta si dhe mbajti nje fjale para deputeteve te Kuvendit te Shqipërisë.

Free Traffic Exchange