OSBE: Plotësoni KQZ-në! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur na ndajne me pak se nje vit nga zhvillimi i zgjedhjeve për pushtetin vendor OSBE i ben apel klases politike te plotësojë Komisionin Qendror te Zgjedhjeve i cili prej me shume se nje viti funksionon me 4 anëtarë. Gjate nje tryeze rreth përmirësimit te kodit zgjedhor, ambasadori i OSBE ne Tirane, Raunig theksoi se kuvendi duhet të marrë hapa të menjëhershëm për të plotësuar vendet vakante në KQZ. "Përgjegjësia më e madhe për zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve bie kryesisht mbi partitë politike kryesore. Është shumë e rëndësishme që ato t'i përdorin kompetencat që u jep legjislacioni zgjedhor në mënyrë të përgjegjshme. Atmosfera e mosbesimit mes forcave pawdwolitike që e ka njollosur mjedisin zgjedhor  dhe që e ka sfiduar administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri duhet të marrë fund. Nevojitet çpolitizimi dhe fuqizimi i të gjithë administratës zgjedhore. Organet e administratës zgjedhore duhet të jenë plotësisht të pavarur dhe profesionale. Kuvendi shqiptar duhet të marrë hapa të menjëhershëm për të plotësuar vendet vakante në KQZ." Por mazhoranca dhe opozita ndanë mendime te ndryshme për ndryshimet e pritshme ne kodin zgjedhor. Ne prillin e vitit te kaluar 3 anëtarët e KQZ te propozuar nga e majta dhane dorëheqjen ne shenje proteste ndaj shkarkimit te Ilirjan Muhos. Prej atij momenti KQZ nuk është plotësuar, edhe pse nuk kane munguar zerat nga maxhoranca per riformatim te saj.

Free Traffic Exchange