Festohet statusi kandidat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka zgjedhur një mënyre te re për te festuar një ngjarje te rëndësishme për Shqipërinë si marrja e statusit te vendit kandidat. Ceremonia e organizuar ne Pallatin e Brigadave mblodhi bashke drejtues te institucioneve, politikane, ambasadore, krerët e komuniteteve fetare por edhe përfaqësues nga Kosova; për te vlerësuar kontributin e gjithkujt ne procesin e integrimit. Kryeministri Edi Rama fjalimin e tij per Europen e ka nisur me urimin drejtuar besimtareve myslimane për nisjen e muajit te Ramazanit; duke theksuar se pavarësisht përkatësisë fetare, shqiptaret besimin me te forte e kane vendosur tek Europa. Lejomëni në krye të kësaj fjale t'i uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, një muaj të lehtë të Ramazanit, që nis sot për ta. Një muaj i bekuar me bujari.E di, jo për të gjithë mund të tingëllojë e përshtatshme që fjala ime për këtë rast kaq posaçërisht të lidhur me Europën e Bashkuar të nisë me urimin e Ramazanit. Shqipëria nuk ka vuajtur pak prej të vështruarit e të treguarit të saj, rëndom, si vend mysliman, në ekranet e gazetat e anës perëndimore të kontinentit tonë. Pa llogaritur këtu, europianët antieuropianë, të cilët prej vitesh tanimë i kanë kthyer myslimanët në gogol, për të ushqyer frikën në barkun e zgjedhësve të tyre të çoroditur. Ky interes modest, por domethënës është një falënderim për gjithë ata qindra, mijëra shqiptarë që iu dedikuan dhe u flijuan për idealet europiane, në kohët më të errëta të kombit nte. I dedikohet po kështu shumicës dërrmuese europianiste të shqiptarëve, atyre që nuk reshtën për asnjë nte së shpresuari dhe së besuari, që sakrifikuan interesat e ngushta personale për një nterest ë madh kombëtar, çdokujt që nuk u ndal për të bërë pjesën e tij apo të saj, dhe kemi këtu midis nesh shumë prej tyre, të rinj, të reja, qytetarë, zyrtarë. Kemi njerëz që meritojnë falënderime të veçanta dhe që kanë një domethënie të pashlyeshme në kujtesën dhe historinë e një shoqërie të tërë, siç është ish-kryeministri Sali Berisha. 5 vjet pas aplikimit Këshilli Evropian vendosi t'i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe sfida e radhës e klasës politike dhe shoqërisë shqiptare është hapja e negociatave.

Free Traffic Exchange