Karkalecat dëmtojnë bujqësinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Karkalecat janë kthyer në armikun kryesor të bujqësisë edhe në rrethin e Dibrës. Më të prekura janë fshatrat e komunës Sllovë. Koloni të tëra karkalecash kanë mbuluar një sipërfaqe mbi 150 hektarë. Numri I tyre këtë vit është shtuar edhe më shumë. Specialistët e bujqësisë shpjegojnë se në zonë janë dy llojë speciesh të tipit maroken dhe Italian. Kulturat bujqësore qe dëmton me se shumti janë: fasulja, misri dhe jonxha. Por specialistet këshillojnë se nëse nuk luftohet në kohë ky insekt shfaros çdo bimë. Në fakt ndaj tyre drejtoria e bujqësisë në Dibër ka nisur spërkatjen prej pesë ditësh. Rezultatet e para tregojnë se në 95% të rasteve karkalecat janë luftuar. Tre vitet e fundit prania e karkalecave është kthyer në fenomen në disa zona të vendit, siç është rasti i Dibrës apo edhe në shumë komuna të rrethit të Korçës.

Free Traffic Exchange