Elbasan, institucionet shtetërore s'paguajnë kolaudimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Detyrimeve ndaj shtetit nuk i shmangen vetëm qytetarët, por edhe vetë institucionet shtetërore. Shembulli negativ vjen nga Elbasani ku një numër institucionesh lokale nuk kanë paguar prej 10 vitesh detyrimet ndaj drejtorisë së transportit rrugor. Sipas të dhënave nga kjo drejtori, 387 mjete të institucioneve të ndryshme qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik të mjetit dhe rrjedhimisht nuk paguajnë as taksën për këtë shërbim. Sipas drejtorit rajonal të Transportit Rrugor, Arben Xhina, vlera e debisë është e madhe dhe po shikohet mundësia që ato t'ju merren atyre nëpërmjet drejtorisë së Tatimeve. Detyrimi i këtyre 10 viteve i mjeteve shtetërore ndaj zyrës së transporteve është rreth 57 milionë lekë, ndërkohë që pa paguar tarifën e kolaudimit janë edhe rreth 6100 mjete të firmave private apo qytetarëve të ndryshëm, të cilët i detyrohen shtetit rreth 97 milionë lekë.