http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për besimtarët myslimanë agjërimi është kryefjala e 30 ditëve të Ramazanit. Kjo sakrifice fillon me ngrënien e syfyrit herët në mëngjes ne orën 2.30 dhe përfundon me iftarin ne orën 20.25. Ky është një ritual te cilin e kryejnë si myslimanet suni, ashtu dhe bektashinjtë. Këta te fundit, kane edhe nje tjetër agjërim te veçante veç atij te ramazanit, që quhet matem. Muaji i Ramazanit spostohet çdo vit me 10 dite pas, për te ardhur ne te njëjtën date një here ne 33 vjet. Sipas besimtarëve kjo ndodh qe agjëruesit ne mbare boten te jene te barabarte para zotit e te mos kenë vështirësi apo favore sipas kohës qe u bie ta mbajnë këtë rit. Urime për besimtaret myslimane kane ardhur edhe nga përfaqësuesit me te larte te politikes ne Facebook. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nenvizon: "Gëzuar Muajin e Ramazanit, Muajin e Shenjtë të mëshirës, tolerancës, mirënjohjes, faljes, shpëtimit, pastrimit material dhe reflektimit shpirtëror!""Çdo besimtari mysliman i uroj një vërshim gëzimesh e mendimesh plot dritë në këtë muaj të shenjtë", -- ka shkruar kryeministri Edi Rama.Urimet kanë ardhur edhe kryetari i PD Lulzim Basha i cili shkruan: Ramazani është muaji qe kultivon paqen me veten dhe me te tjerët, mirëkuptimin dhe respektin, ndaj uroj qe ky muaj i shenjte te shërbeje per rritjen dhe forcimin e solidaritetit e te vellazerise mes te gjithe shqiptareve pa dallim!