Çipa: Vrasja e Santos e mirëorganizuar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për gjetjen e autoreve te ekzekutimit mafioz te biznesmenit Artan Santo. Ne një deklarate për shtyp, kreu i policisë se Tiranës Ardian Cipa u shpreh se po hetohet çdo aktivitet i zotit Santo. Pas atentatit ne zonën e ish- Bllokut, drejtori i Policisë se Tiranës ka sqaruar ne mënyre te detajuar dhe kronologjike te gjithë ngjarjen. Sipas zotit Çipa menjëherë pas ngjarjes u ngritën pika te përforcuara kontrolli ne te gjitha daljet e Tiranës. Autoret qe lëviznin me një motor pa targa u ndoqën deri ne afërsi te liqenit te Thate ku dhe i kane humbur kontrollit te policisë. Dy te dyshuarit kane dale nga Tirana përmes zonës se Yzberishit dhe nëpërmjet rrugëve dytësore i janë drejtuar Rinasit e me pas Fushe-Krujës."Në këtë zonë mjeti motor me 2 autorët e dyshuar, është konstatuar nga një tjetër patrullë e qarkullimit, e cila është vënë në ndjekje të tyre, deri në Urën e Gjoles, vend ku kanë devijuar sërish dhe kanë hyrë në fshatrat e zonës, pa hyrë në Fushë Krujë.Nga ana tjetër, duke analizuar informacionet e marra në terren me mbështetjen dhe të shërbimeve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcës së Posaçme te DPQ jane kryer kontrolle të imtësishme ne zonën e Krujes, Lacit, Lezhes, kontrolle që vijojnë edhe në këto momente".Zoti Çipa ka sqaruar se policia nuk kishte asnjë informacion per ndonjë rrezik te mundshëm ndaj bizensmenti Santo. Duke shprehur angazhimin e policisë ne kete operacionin por dhe ne hetimet qe vijojnë, kreu i policisë se Tiranës i ben apel qytetareve te bashkëpunojnë me policinë për çdo informacion te mundshëm ne lidhje me vrasësit. Dy dite me pare biznesmeni Artan Santo u ekzekutua me gjashte plumba ne zonën e ish-Bllokut, para punës se tij. Policia ka vene shpërblim 100 mije euro për çdo informacion te vlefshëm ne lidhje me autoret e krimit.

Free Traffic Exchange