Vrasjet mafioze pa autore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ne 6 muajt e fundit kane ndodhur 11 vrasje pa autor, shume prej te cilave te tipit mafioz. Viktimat kane qene biznesmene, punonjes te shtetit dhe persona me precedente penale. Ne skenat kriminale nuk mungojne ngjashmerite, sic eshte perdorimi i motorreve dhe i skafandrave nga vrasesit.
Efekt...
Me 16 janar, ne vendin e njohur si Bishti i Zhurit ne Rrogozhine humbi jeten Astrit Gjepali, nje eksponent i njohur i botes se krimit. Ky i fundit kishte marre leje disa ditore nga burgu i peqinit, pasi ishte denuar me 25 vjet burg per vrasje. Bashke me te vdiq dhe nje person tjeter.

Me 23 janar i kryhet atentat me eksploziv biznesmenit te ndertimit Xhemal Cela ne Durres. Nje dite me pas i lenduari humb jeten ne spitalin ushtarak pas plageve te renda qe mori gjate shperthimit. Pista kryesore e hetimit, ishte aktiviteti si ndertues i biznesmenit.

Dy persona mbeten te vdekur dhe nje tjeter u plagos me 19 shkurt ne Milot. Sipas Policise persona te paidentifikuar i kane zene prit mjetit me te cilin po udhetonin klodian ndreca dhe taulant prendi si dhe nje person tjeter, duke i qelluar me arme zjarri.

Atentat ndaj nje tjeter biznesmeni ndertimi, do te ndodhte me 26 shkurt ne rrugen Budi ne Tirane. Nje sasi eksplozivi e vendosur ne lokalin e armando Cekes, ka rezultuar me plagosjen e rende te tij, truprojes dhe juristit qe punonin per te.

Nje dite me vone, mbremjen e 27 shkurtit ne vore, humbi jeten pas nje shperthimi me eksploziv Baki Xhabafti. Policia ngriti dyshimet se shkak i kesaj vrasjeje mund te jene bizneset e te ndjerit ose nje hakmarrje e trasheguar.

vrasja e rradhes ndodhi ne Shkoder. Bisnesmeni ndue cini u qellua me arme zjarri, ne momentin qe po i afrohej shtepise se tij. Sipas policise kjo vrasje eshte kryer nga vrases me pagese. Nje deshmitari tha se vrasesit ishin dy persona me motociklete.

Sulmi i radhes ishte ndaj kryekomunarit te farkes, fatbardh plaku me daten 25 mars. Por ndryshe nga atentatet e tjera, kete rast autoret e krimit perdoren antitank per te goditur shtepine e tij. Nga sulmi nuk pati lendime ne njerez, vec demeve materiale.

Me kater prill vriten dy persona ne fshatin Tapize ne fushe-Kruje. Njeri nga viktimat ishte gjin nika nga bulqiza, biznesmen kromi ne kete qytet. Por nika ishte gjithashtu i dyshuar nga policia per nje sere ngjarjesh kriminale, nder to edhe 2 vrasje.

Me 9 maj ne berat vritet biznesmeni adriatik mustafaraj, 52 vjec. Ai ishte ish-shef i qarkullimit rrugor ne kete qytet. Sipas policise atentatoret i kane zene prite biznesmenit, dhe ne momentin qe ai ka dale nga nje lokal eshte qelluar per vdekje.

Një person mbeti i vdekur mesditën e 1 qershorit në kryeqytet, pas një atentati ndaj tij me armë zjarri. Viktima ishte Viktor Skeja, 47 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën "Riza Cerova", pasi viktima ishte duke dal nga automjeti i tij. Viktima kishte qenë Drejtori i CEZ në Laç dhe mesohet kishte precedente pen...

Free Traffic Exchange